Shikoni Stambollin nga hapësira

Agjencia Amerikane e Hapësirës (NASA) ka publikuar pamje të Stambollit të xhiruara nga hapësira.  

Pamjet e xhiruara nga Stacioni Hapësinor Ndërkombëtar (ISS) janë publikuar në llogarinë zyrtare të NASA-s në Instagram, llogari që ka 14,4 milionë ndjekës. 

Deri tani videoja është shikuar nga mbi 600 mijë përdorues.

Videoja është bërë nga astronauti Williams, i cili postimin e tij e shoqëron me mesazhin “Udhëtim në Bosfor. Një kufi kontinental ndërmjet Evropës dhe Azisë”.

Në video duken shumë qartë të tre urat e Bosforit bashkë me rrugët që të çojnë tek këto ura. Tifozët e Beshiktashit dhe Gallatasarajit kanë treguar një interes të veçantë ndaj videos, pasi në të dallohen me lehtësi stadiumet “Vodafone Arena” (Beşiktaş) dhe “Türk Telekom Arena” (Galatasaray).