Rusia vazhdon sulmet ajrore në Siri

Në një kohë që në Gjenevë kërkohet zgjidhje për krizën e Sirisë, në këtë të fundit vazhdojnë sulmet ajrore dhe luftimet.Observatori sirian i të drejtave të njeriut me seli në Londër njoftoi se brenda javës së fundit Siri kanë humbur jetën 153 civilë.

Sipas deklaratës së lëshuar nga Ministria ruse e Mbrojtjes gjatë javës së fundit në Siri janë bërë 468 sulme ajrore dhe janë goditur 1 mijë e 300 objektiva.

Është goditur edhe një depo karburanti afër Damaskut dhe e kontrolluar nga Xhejs al-Islam, sipas të njëjtës deklaratë.

Ministra e Mbrojtjes së Rusia njofton ndër të tjera se në Deyr'uz Zur ka dërguar edhe më shumë se 200 ton ndihma humanitare.

Ndërkaq autoritetet amerikane kanë konfirmuar që përfaqësuesi special i Shtetet e Bashkuara të Amerikës për luftën kundër DAESH-it, Bred Makkurk (Brett McGurk) ka vizituar në fundjavë veriun e Sirisë.

-“Mund të konfirmoj që Përfaqësuesi i posaçëm i Shtëpisë së Bardhë, Bred Makkurk (Brett McGurk) në fundjavë ka realizuar një vizitë dyditore në veri të Sirisë me qëllim reduktimin e fuqisë së DAESH-it dhe për të inspektuar ecurinë e punimeve për eliminimin e kësaj organizate terroriste”, u shpreh një zyrtar amerikan.

Kurse një burim lokal bëri të ditur se Makkurk (McGurk) kishte zbritur me helikopter në bazën ajrore në Rumeylan, duke shtuar se kjo bazë ajrore përdoret nga helikopterët e ushtrisë amerikane për shërbime logjistike dhe furnizime të ndryshme.

Ndërsa Observatori Sirian i të Drejtave të Njeriut ka bërë një deklaratë të re në lidhje me humbjet civile në Siri.

Siç bën të ditur organizata gjatë javës së fundit në Siri kanë humbur jetën 153 civilë.

Numri i të vdekurve nga një sulm vetëvrasës që ndodhi të dielën në një lagje shiite është rritur në 70.