Rëndohet bilanci i viktimave të Vullkanit Fuego në Guatemala

Numri i personave që kanë humbur jetën nga shpërthimet në Vullkanin Fuego në Guatemala është rritur në 99-të. Në deklaratën e bërë nga Instituti Kombëtar i Shkencave Ligjore bëhet e ditur se deri më sot rreth 150 persona janë të humbur.