Rëndohet bilanci i ciklonit “Idai” në Mozambik, 446 viktima

Numri i viktimave arriti në 446. Mbi 100 mijë njerëz po luftojnë për të mbijetuar nëpër kampe. #Mozambique po përpiqet të "mjekojë plagët", që i shkaktoi cikloni "Idai". Në këtë fatkeqësi natyrore, e cila preku rreth 1 milion njerëz, vijojnë ende aksionet e kërkim-shpëtimit. Qyteti-port i Beiras, më i prekuri nga #IdaiCyclone, tashmë kërcënohet edhe nga kolera. Pavarësisht të gjitha përpjekjeve të ekipeve të ndihmës, qasja në materialet ushqimore dhe ujin e pijshëm mbetet një problematikë madhore.
“Ndihmat që po marrim, janë shumë të çmuara. Jemi mirënjohës për këto. Këtu shumë njerëz vajtojnë”, u shpreh një prej banorëve lokalë.
Autoritetet e OKB-së riapeluan për ndihma ndërkombëtare.
Kurse në #Zimbabwe, një tjetër vend i prekur nga cikloni "Idai", bilanci flet për 259 viktima. Të prekurit nga stuhia e fuqishme janë në pritje të ndihmave.