Refugjati sirian që shpëtoi 2 jetë poshtë rrënojave

Madmud al-Osman nga Siria, i cili ka emigruar 2 vite më parë në Turqi nga qyteti sirian Hama dhe tani vazhdon studimet në Elazığ, u shpëtoi jetën çiftit Dürdane dhe Zülküf Aydın duke i nxjerrë nga rrënojat e pallatit të shembur nga tërmeti.