Prifti grek: Shën-Sofinë e ruajtën turqit, jo grekët

Prifti grek Evangelos Papanikolau ka theksuar se po të mos e mbronin turqit Xhaminë e Madhe të Shën-Sofisë (Ayasofya-i Kebir Cami-i Şerifi), ajo do të ishe shembur që moti. Duke folur pas ritit që u mbajt në kishën “Analipseos” në Rafina, e cila gjendet afër kryeqytetit Athinë, Papanikolau tha: “Kush do ta mbronte një objekt kaq të madh siç është Shën-Sofia? Patjetër që turqit e mbrojtën!”. Duke theksuar se turqit nuk kanë mbyllur asnjë kishë në Kretë, Papanikolau u shpreh se me urdhër të Othonasit [Mbreti Otto i Greqisë] u mbyllën shumë manastire dhe kisha në Greqi. Prifti grek theksoi se gjatë qeverisjes së turqve njerëzit kanë mundur lirshëm ta ushtrojnë besimin dhe ruajnë fenë e tyre.