Përvjetori i Masakrës së Hoxhalisë

Më 26 shkurt 1992, 613 civilë të pafajshëm azerbajxhanas – përfshi këtu gra e fëmijë – u vranë dhe qindra qytetarë azerbajxhanas u plagosën në sulmet kundër qytetit Hoxhali, në rajonin e Karabakut Malor të Azerbajxhanit, nga trupat e Republikës së Armenisë. Më shumë se 1.000 njerëz u robëruan gjithashtu në këto sulme dhe, mjerisht, fati i të humburve nuk dihet ende.