Pas rikonstruksionit Xhamia e Pazarit në Gjirokastër, tashmë pjesë e turizmit

Xhamia e Pazarit të Gjirokastrës, e ndërtuar në vitet 1754-1755, pas rikonstruksionit të kryer nga Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim-TIKA për të nxjerrë në dritë vlerat e saj kulturore e artistike, është kthyer në referencë kyçe të itinerarit turistik në qytetin e gurtë.