Pas 70 viteve diplomohen në Shqipëri 13 hafëzë përmes ndihmës së institucioneve turke

Në ambientet e xhamisë së Parrucës në Shkodër, në një atmosferë festive dhe shpirtërore u diplomuan 13 hafëzët e parë të Qendrës për Memorizimin e Kur’anit Famëlartë, qendër e cila administrohet nga shoqata “Istanbul” në Shkodër me mbështetjen e fondacionit “Hudayi” në Stamboll.