Pamje të dhimbshme pas sulmit në Kabul

Talebani mori përsipër sulmin me autobombë në kryeqytetin Kabul të Afganistanit. Në sulmin ku humbën jetën të paktën 24 persona dhe u plagosën rreth 40 të tjerë, u dëmtuan edhe shumë dyqane në afërsi të vendngjarjes. Kombet e Bashkuara bëjnë të ditur se që nga fillimi i vitit e deri më sot mbi 1 600 civilë afgani kanë humbur jetën në sulme të ndryshme.