Një grup i PKK-së pranon përgjegjësinë e zjarreve në Turqi

Një grup i ndërlidhur me PKK-në ka pranuar përgjegjësinë e zjarrvënieve të shumta që kanë prekur Turqinë në muajt korrik-gusht të këtij viti. Grupi kërkon që shteti të ndërpresë operacionet antiterroriste në jug dhe juglindje të vendit.