Ngrihet flamuri i NATO-s para ndërtesës së qeverisë në Shkup

Para ndërtesës së Qeverisë në Shkup është ngritur Flamuri i Aleancës Veri-atlantike. Kjo ndodhi menjëherë pas nënshkrimit të protokollit për anëtarësim nga të gjitha vendet anëtare të Aleancës dhe marrjes së notës verbale nga Greqia, me të cilën njoftohet se janë tejkaluar të gjitha pengesat për dhënien fund të kontestit për emrin me Republikën e Maqedonisë.