Në Turqi rihapet kisha më e madhe armene e Lindjes së Mesme

Kisha armene “Surp Giragos” në Turqinë juglindore është rihapur pas një pauze shtatëvjeçare. Adhuruesit morën pjesë në shërbimin e saj të parë të së dielës që nga viti 2015, kur faltorja u dëmtua rëndë nga sulmet e organizatës terroriste PKK.