Në Shqipëri vazhdon solidariteti dhe ndihma e Turqisë pas tërmetit

Me nismën e Grupit të Grave Sipërmarrëse pranë Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri-Turqi (ATTSO) dhe me mbështetjen edhe të Zyrës së Fondacionit Turk «Maarif» në kuadër të solidaritetit për ndihmë ndaj popullit shqiptar, në Shëngjin të Qarkut Lezhë, u zhvillua aktiviteti "Le të qeshin fëmijët".