Në qytetin Dortmund të Gjermanisë u zhvillua protesta me moton “Marshimi Kundër Terrorit”

Në marshim morën pjesë mbi një mijë protestues. Ata mbanin në duar pankarta ku shkruhej “bashkim kundër terrorit”, “terrori nuk ka atdhe”, “mallkuar qoftë terrori” dhe duke hedhur slogane reaguan ndaj atyre që mirëpresin dhe japin mbështetje financiare për organizatat terroriste.