Misioni patrullues i NATO-s në Egje, nën komandën e Gjermanisë

Ministrat e Mbrojtjes së NATO-s realizuan në Bruksel një takim 2-ditor me agjendë luftën në Siri dhe krizën e emigrantëve, që po thellohet çdo ditë e më shumë. Aleanca do të luftojë kundër trafikantëve të qenieve njerëzore në Detin Egje. Një grup anijesh të NATO-s do të zhvillojnë aktivitete mbikëqyrjeje dhe do të sigurojnë informata për rojat bregdetare turke dhe ato greke.