Ministrja Xhaçka: Nuk ka rajon të stabilizuar pa integrim të Kosovës

Ministrja e Mbrojtjes e Shqipërisë, Olta Xhaçka ka deklaruar se “Përpjekja për të stabilizuar e zhvilluar rajonin tonë, nuk mund të jetë kurrë e suksesshme pa integrimin e plotë të Kosovës në strukturat Euro-Atlantike”.