Meksikë – Emigrantët vazhdojnë rrugëtimin e shpresës drejt SHBA-së (me titra)

U nisën nga vendet e Amerikës Qendrore, kush me automjete të mbushura plotpërplot dhe kush duke ecur në këmbë...

Emigrantët vazhdojnë prej ditësh rrugëtimin drejt shpresës. Asnjë vendim apo pengesë nuk ia doli t'i kthejë pas ata. Kolona prej mijëra emigrantësh mbërriti në qytetin Keretaro të Meksikës.

"NËSE AI ËSHTË NJË PRESIDENT ZEMËRGUR, ALLAHU DO T'IA ZBUSË ATIJ ZEMRËN. NE KËSHTU SHPRESOJMË. S'PO SHKOJMË NË SHBA PËR TË VJEDHUR. NE KEMI NEVOJË PËR PUNË."

Në këtë varg njerëzish ka edhe nëna, të cilat kanë lënë pas fëmijët e tyre.

"ËSHTË SHUMË E VËSHTIRË... POR E DI QË KJO ËSHTË E NEVOJSHME PËR T'U DHURUAR ATYRE NJË TË ARDHME MË TË MIRË. DUA QË ATA JENË KËTU, DUA T'I PËRQAFOJ ATA. POR ËSHTË E PAMUNDUR."

Emigrantët e kaluan natën në një stadium, ndërsa aktivistët shpërndanë ushqime për ta.

"PAMË NJERËZ ZEMËRMIRË PËRGJATË TËRË RRUGËS. SIKURSE TANI, ATA NA MBËSHTETËN QË TË VAZHDOJMË RRUGËTIMIN TONË. MEGJITHATË NUK E DIMË SE ME ÇFARË DO TË BALLAFAQOHEMI NË KUFI."

Emigrantët që hyjnë ilegalisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, s'do të kenë shansin që të kërkojnë azil.

Në fokusin e kritikave për qëndrimin e tij të ashpër kundër emigrantëve, Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dekretoi urdhrin presidencial që parashikon refuzimin e kërkesave për azil.

Hyrjet ilegale nga kufiri jugor i vendit do të pengohen për 90 ditë me radhë duke filluar nga data 10 nëntor.