Meksika arreston emigrantët haitianë të kthyer nga kufiri amerikan

Autoritetet meksikane kanë filluar të ndalojnë disa emigrantë dhe azilkërkues nga Haiti, të cilët u larguan kohët e fundit nga kufiri amerikan. Ata kanë filluar t'i dërgojnë emigrantët në jug, drejt kufirit të Guatemalës.