Mediat botërore të fokusuara në inaugurimin e Aeroportit të Stambollit (me titra)

Ishte në qendër të vëmendjes botërore që nga projekti e deri tek ndërtimi dhe inaugurimi i tij...

Mediat ndërkombëtare shfaqën interesim të lartë për Aeroportin e Stambollit.

Agjencitë ndërkombëtare të lajmeve, "Reuters" dhe "AFP", e njoftuan përurimin e kësaj vepre me fjalët: "Presidenti Erdogan inauguroi aeroportin më të madh në botë."

Gazetat më prestigjioze të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, "The New York Times" dhe "The Washington Post", i kushtuan Aeroportit të Stambollit një vend special në faqet e tyre.

"Lideri i Turqisë përuroi qendrën botërore të aviacionit global", ishin fjalët me të cilat ditoret amerikane iu drejtuan lexuesve të tyre.

Aeroporti i Marsejës në Francë gjithashtu e njoftoi përurimin nëpërmjet një postimi në "Twitter".

"Aeroporti më i madh i botës u inaugurua në ditën kombëtare", thuhet në këtë postim, i cili tërheq vëmendjen se aeroporti pozicionohet mbi një nyjë lidhëse ndërkombëtare.

Kurse televizioni "France 24" vuri theksin mbi kapacitetin e pasagjerëve të Aeroportit të Stambollit.

Ai potencoi se ky aeroport do të jetë "gjiganti numër 1 botëror i aviacionit".

Ndërsa e përditshmja britanike "The Independent" dhe agjencia italiane e lajmeve "ANSA", e njoftuan inaugurimin e kësaj vepre me titullin: "Aeroporti më i madh në botë!"