Maqedonia e Veriut – KShZ: Zyrtarizohen kandidaturat presidenciale

Tre kandidatë do të garojnë për kryetar shteti në zgjedhjet presidenciale që do të mbahen më 21 prill: #StevoPendarovski i mbështetur nga partitë në pushtet LSDM dhe BDI, #GordanaSiljanovskaDarkova e kandiduar nga VMRO-DPMNE dhe #BlerimReka i mbështetur nga opozita shqiptare. Ata zgjodhën që kandidaturat e tyre t’i zyrtarizojnë në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve (KShZ) me nënshkrimet e mbi 10 mijë qytetarëve dhe jo më mbështetje nga 30 deputetë.