Maqedonia e Veriut dhe Kosova heqin barrierat doganore

Maqedonia e Veriut dhe Kosova kanë hequr barrierat e qarkullimit të lirë të disa mallrave. Mjalti dhe patatet e Maqedonisë përsëri janë në tregun e Kosovës dhe Kosova është përsëri në listën e vendeve nga të cilat mund të importohet rasati i peshqve në shtet, pasi i përmbushi kushtet për monitorim pasiv dhe aktiv të peshqve.