Kurtulmus: Tjetër është gjuha politike dhe tjetër gjuha e turizmit

“Nëse marrim parasysh gjuhën politike, që u përdor kundër Turqisë gjatë zgjedhjeve në Evropë, atëherë këta 3 milionë e 336 mijë turistë gjermanë s’duhet të vinin në Turqi. Ishin kaq të fuqishme paralajmërimet ‘mos udhëtoni në Turqi’ dhe ‘Turqia s’është një vend i sigurt’, saqë qytetarët gjermanë duhet të influencoheshin nga këto. Por doli në pah edhe një tjetër herë ajo çfarë kemi thënë gjithnjë: Tjetër është gjuha politike dhe tjetër gjuha e turizmit”, deklaroi të enjten nga Antalia ministri i Kulturës dhe Turizmit, Numan Kurtulmus, gjatë një fjalimi në Kongresin Ndërkombëtar të Turizmit të Akomodimit.