Kriza energjetike: Kërcënim i ri global

Çfarë është ajo gjë që prek jetën e të gjithëve, por që nuk mund të preket?

Është gazi natyror.

Gazi që na ngroh shtëpitë dhe vë në punë industritë...

Por kur ka ndërprerje, ai gjithashtu krijon një efekt flutur me pasoja që ndihen globalisht.

Ne tashmë shohim që ndërprerja e energjisë po krijon valë goditëse nga Evropa deri në Azi.

Por sa e keqe është kjo krizë energjetike?

Ndërsa bota po kompenson humbjet e shkaktuara nga pandemia, ka një rritje të fortë të kërkesës për energji falë rimëkëmbjes ekonomike.

Dhe furnizimi me gaz natyror, qymyr dhe burime energjetike të tjera po dështon të plotësojë kërkesën e lartë në zhvillim.

Kufizimet në furnizimi nga prodhuesit më të mëdhenj të energjisë në botë kanë pasoja në nivele të ndryshme.

Nga njëra anë, furnizimi i ulët shkakton rritje të kostove, e cila nga ana tjetër sjell fatura të larta të energjisë elektrike.

Çmimi i gazit natyror në Evropë u rrit me mbi 400% në 10 muajt e parë të vitit 2021.

Dhe nëse llogarisim të dhënat midis majit 2020 dhe tetorit 2021, rritja është drastike: 1300%!

Për më tepër, moti nuk është ftohur ende.

Konsumi i energjisë pritet të arrijë kulmin në muajt e ardhshëm.

Si do të ndikojë kjo në xhepat e konsumatorëve, të cilët tashmë janë duke paguar çmime më të larta?

Spencer Welch - Ndihmëspresident i "IHS Markit"

Është një kohë shumë e vështirë dhe mendoj se me kalimin e kohës do të bëhet më e dhimbshme për konsumatorët.

Sepse konsumatorët do të jenë më të ekspozuar ndaj çmimeve të larta në momentin që ata janë pjesërisht të mbrojtur.

Pasi shumica e konsumatorëve dhe të tjerëve u nënshtrohen kontratave me çmim fiks për një periudhë kohore të caktuar.

Dhe disa nga ata që nuk i nënshtrohen këtyre konventave, mbrohen gjithashtu pjesërisht nga qeveritë e tyre.

Në disa raste dhimbjen e pësuam ne, në disa raste e pësuan disa prej konsumatorëve dhe në raste të tjera disa nga kompanitë energjetike që s'morën dot çmime më të larta, falimentuan.

Kjo nuk po ndodh vetëm me gazin natyror.

Çmimi i energjisë elektrike gjithashtu u rrit me mbi 250% në vitin 2021.

Për shembull, banorët e Spanjës paguajnë tre herë më shumë për të mbajtur ndezur dritat e tyre.

Kjo gjithashtu mund të sjellë kufizime të detyrueshme në konsumin e energjisë, të tilla si mbyllja e fabrikave ose, në disa raste ekstreme, errësimi i plotë.

Në Evropë, fabrikat si ato të plehrave bimore, të cilat kërkojnë sasi të mëdha energjie, janë pezulluar.

Ky pezullim pritet të rrisë më shumë çmimet e ushqimeve, gjë që mund të ushtrojë më tepër presion mbi inflacionin.

Kina gjithashtu po vuan nga ndërprerjet e përhapura të energjisë, të cilat kanë çuar në mbylljen e plotë ose të pjesshme të fabrikave.

Proceset e prodhimit të disa furnizuesve të "Apple" dhe "Tesla" u ndalën po ashtu, kurse disa kompani që nuk i përballuan dot kostot e larta, u mbyllën përgjithmonë.

"Goldman Sachs" vlerëson se 44% e aktiviteteve industriale të Kinës vuajnë nga ndërprerjet e energjisë.

Rrjedhimisht, nuk është për t'u çuditur që kapaciteti prodhues i Kinës u tkurr për herë të parë në 18 muaj këtë shtator.

Qeveria kineze urdhëroi kompanitë energjetike kryesore në pronësi të shtetit që të bëjnë "ç'të jetë e nevojshme" për të siguruar furnizimin me lëndë djegëse.

Në një periudhë tashmë stresuese, kjo qasje "vetëm unë" sigurisht që bën më shumë presion mbi Evropën duke ngritur çështje të sigurisë energjetike.

Cilët janë nxitësit kryesorë të kësaj krize energjetike, krahas çështjeve të kërkesës dhe ofertës?

Këtu është një term i ri që ka hyrë në jetën tonë: "inflacioni i gjelbër" (greenflation).

Inflacioni i gjelbër është një pasqyrim i politikave miqësore me mjedisin të miratuara nga vendet ndërsa trajtojnë ndryshimet klimatike.

Ka pasur një shtytje agresive drejt adoptimit të burimeve të energjisë së rinovueshme dhe kjo mund t'i ketë çuar sipërmarrësit të investojnë më pak në burimet tradicionale të energjisë duke shkaktuar furnizim të pamjaftueshëm për të përballuar kërkesën në rritje.

Përveç kësaj, prodhimi global nga burimet e rinovueshme duket i pamjaftueshëm dhe kjo është një arsye tjetër për ndërprerjen e energjisë elektrike.

Për shembull, qeveria qendrore kineze po ndërmerr hapa të ndryshme për të reduktuar varësinë e saj ndaj qymyrit.

Kjo ka zvogëluar përqindjen e qymyrit të përdorur për të prodhuar energji elektrike nga 80% në 50% gjatë 4 viteve të fundit.

Sidoqoftë, më pak prodhim qymyri çon në çmime më të larta të energjisë elektrike dhe në më shumë përdorim të energjisë elektrike, gjë që përsëri rrit kërkesën.

Kështu, “inflacioni i gjelbër” është një rezultat i padëshirueshëm që çon në çmime të larta në terma kohorë afatgjatë.

Ajo çfarë nënkuptojmë me inflacionin e gjelbër është se tranzicioni i botës në një burim energjetik që emeton pak ose zero karbon, nuk është gratis.

Ndërtimi i më shumë paneleve diellore e turbinave eolike dhe investimi në kapjen dhe depozitimin e karbonit është biznes i kushtueshëm.

Prandaj, bërja e këtij ndryshimi është e kushtueshme për kompanitë e energjisë.

Edhe pse shumë investime po bëhen dhe teknologji të ndryshme po përmirësohen, siç janë bateritë që bëhen më të lira çdo vit, ky ndryshim nuk do të jetë falas.

Qeveritë marrin masa kombëtare për të mbrojtur qytetarët e tyre nga kostot e larta duke siguruar subvencione.

Dhe pas një dimri të tmerrshëm vitin e kaluar, me njerëzit që vuajnë ende nga koronavirusi, shumë prisnin një dimër më të mirë këtë vit pasi filluan programet e vaksinave.

Por me një krizë të re energjetike të lajmëruar, kjo mund të jetë ende e pamundur.

Të paktën jo këtë vit!