Koronavirusi i ri me shkallë infektive e lartë, por me vdekshmëri të ulët

Për shkak të vrullit të përhapjes së këtij virusi në 2 javët e fundit, i cili u shfaq në Wuhan të Kinës në dhjetor, OBSH-ja dhe SHBA-ja shpallën gjendje të jashtëzakonshme për shëndetin publik. Ekspertët theksojnë se pavarësisht shkallës infektive të lartë, vdekshmëria nga koronavirusi është nën 3%.