Koreja e Veriut hodhi 4 raketa balistike, reagon Koreja e Jugut dhe Japonia

Shefi i Shtatmadhorisë së Koresë së Jugut deklaroi se Koreja e Veriut lëshoi 4 raketa balistike në drejtim të sipërfaqes ujore që ndodhet në lindje të gadishullit. Qeveria e Japonisë bëri të ditur se 3 nga raketat balistike ranë në zonën e detit që nuk përdoret për qëllime ekonomike dhe këto raketa përbëjnë kërcënim për sigurinë e vendit.