I ftohti ekstrem ka prekur shumë vende të botës

Një pjesë e madhe e ShBA-së, Kanadasë, Rusisë, Evropës janë mbërthyer nga vala e të ftohtit ‘polar’. Në disa shtete të Amerikës janë shënuar temperatura të ulëta rekord (deri në minus 50 gradë) duke sjellë pezullimin e disa shërbimeve, bllokimin e rrugëve, mbylljen e shkollave dhe qendrave të punës etj. Specialistët paralajmërojnë qytetarët që të mos dalin jashtë, nëse nuk e kanë të domosdoshme, paçi pritet që në disa zona temperaturat e acarta të vazhdojnë.