“Gobeklitepe”, pika zero e historisë së njerëzimit

“Gobeklitepe”, një sit arkeologjik në juglindje të Turqisë, konsideruar si tempulli më i vjetër në botë, është shtuar në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s. Vendimi është marrë gjatë sesionit të 42-të të Komitetit të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s në kryeqytetin Manama të Bahrejnit. Turqia mburret tashmë me 18 site arkeologjike të regjistruara në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.