Forumi “TRT World” fillon më 1 dhjetor

Konferenca vjetore “TRT World Forum” sivjet mbahet me temën: 'Dinamikat e paqëndrueshme: Rendi ndërkombëtar në botën post-pandemike'. Agjenda e këtij viti mbledh së bashku një larmi temash që janë renditur në krye të çështjeve botërore për shkak të ndryshimeve të shpejta që po ndodhin si pasojë e pandemisë së koronavirusit të ri (Covid-19). Forumi do të mbahet në internet në datat 1 dhe 2 dhjetor dhe do të ketë më shumë se 20 sesione, duke përfshirë fjalime kryesore, diskutime në panel, seanca publike dhe tryeza të ekspertëve.