Fokus – Realitetet që anashkalohen në Qipro

Ishulli i Qipros pozicionohet saktësisht në qendër të Mesdheut Lindor.

Në ishull ka dy struktura politike: Ajo në jug qeveriset nga grekoqipriotët, kurse tjetra në veri nga turkoqipriotët.

Mirëpo Turqia është i vetmi shtet, i cili e njeh zyrtarisht Republikën Turke të Qipros së Veriut.

Rezervat e gazit natyror, të cilat u zbuluan kohëve të fundit, i ka shtyrë të dyja palët ishullore në një rivalitet se cila prej tyre ka më shumë të drejta mbi këto burime nëndetare.

Këto rezerva gjenden në zonat e pretenduara nga Turqia, Administrata Greke e Qipros së Jugut, Libani, Izraeli dhe Egjipti.

Meqenëse çdo fuqi rajonale ka opinionin e vetë se ku janë zonat ekskluzive ekonomike përkatëse, bëhet fjalë për një konflikt të përhershëm, i cili vijon e s'di të marrë fund.

Pas grushtshtetit të vitit 1974, i cili synonte bashkimin e Ishullit me Greqinë, Turqia ndërhyri si vend garantues në Ishull për të parandaluar një ndryshim të statusit politik të Republikës së Qipros.

Përpjekjet për arritjen e një marrëveshjeje ndërmjet dy palëve, kanë dështuar.

Kombet e Bashkuara propozuan bashkimin e Ishullit dhe realizuan një referendum në vitin 2004.

Ndërkohë që 65% e turkoqipriotëve votuan në favor, 75% e grekoqipriotëve e refuzuan këtë plan.

Megjithatë, edhe pse grekët qipriotë e hodhën poshtë nismën për bashkim, Bashkimi Evropian i konsideroi ata si përfaqësues të tërë Ishullit dhe miratoi anëtarësimin e Qipros në BE.

Rrjedhimisht, për Turqinë nuk është gjetur dot marrëveshja dhe pa marrëveshje s'do të lejohet asnjë operacion në Mesdheun Lindor.

Gjithashtu, pavarësisht thirrjeve për zgjidhje, Administrata Greke e Qipros së Jugut firmos marrëveshje me Egjiptin, Libanin dhe Izraelin që prej vitit 2003 duke i lejuar këto shtete që të përcaktojnë zona e tyre ekskluzive ekonomike në Mesdheun Lindor.

Turqia potencon se marrëveshjet e bëra nga administrata grekoqipriote nuk përfaqësojnë të gjithë banorët e Ishullit.

"Ne s'do të lejomë që të drejtat e Republikës Turke të Qipros së Veriut, një prej pronareve reale të burimeve të hidrokarbureve në Mesdheun Lindor, të uzurpohen me anë të fakteve të kryera", ka theksuar Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Sipas Ankarasë, fuqitë rajonale që kërkojnë hidrokarbure në zonat detare të Ishullit, duhet të konsiderohen në fushën e kompetencës së Turqisë.

Vallë a do të gjejnë dot përfundimisht një emërues të përbashkët grekët dhe turqit qipriotë?