Firmoset marrëveshja, Turqia do të ndërtojë 500 apartamente në Laç të Shqipërisë

Ministri turk i Mjedisit dhe Urbanizmit, Murat Kurum tha se ndërtimi i 500 njësive të banimit, që do të ndërtohen me udhëzim të presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan pas tërmetit shkatërrues që goditi Shqipërinë më 26 nëntor, do të fillojë nga fundi i muajit janar 2020.