Fillon “migrimi i madh”, evakuohet Aeroporti “Ataturk” i Stambollit

Aeroporti i Stambollit tani është gati të marrë stafetën. Migrimi më i madh i aviacionit civil botëror filloi më 6 prill në Stamboll, në orën 03:00. Maunat e ngarkuara në Aeroportin "Ataturk" u nisën për të shkuar në Aeroportin e Stambollit, 40 km larg. Në Aeroportin e Stambollit do të transportohen materiale me peshë totale 47.300 tonë. Operacioni u planifikua dhe llogarit për muaj të tërë deri në detajin më të vogël.