Fenomeni i ri i internetit: Hasbulla Magomedov

Le ta pranojmë, ky djalë është fiksimi ynë i ri...

Hasbulla Magomedov:Ndjekës të mi në “TikTok”, ju dua!

Kur nuk godet me grushte dhe nuk është tepër i lëvizur, Hasbullau është shakaxhi, yll i “TikTok”, ikonë që fiton pëlqime dhe e jeton jetën e tij më së miri.

I njohur edhe si Khabibi i Vogël, Hasbulla Magomedovi është nga Dagestani, republikë ruse që pranohet si origjina e luftëtarëve më të mirë.

Dhe siç e dimë, ai është jashtëzakonisht i këndshëm.

Por në fakt Hasbullau është 19 vjeç.

Besohet se ai ka mungesë të hormonit të rritjes (GHD).

Hasbullau rikrijoi peshimin ikonik të Khabib Nurmagomedovit në Kampionatin Kulmor të Luftimit (UFC 229) dhe e postoi atë në median sociale duke u bërë sensacioni i arteve marciale të përziera (MMA) brenda natës.

Ajo çfarë befasisht e bëri viral në internet ishte deklarata e tij se do të ndeshej ballë për ballë me reperin nga Taxhikistani, Abdu Roziq, një Youtuber që besohet të ketë të njëjtin çrregullim hormonal me Hasbullaun.

Ndërsa bota po e pret me padurim luftimin në fjalë, shumë janë të shqetësuar dhe e konsiderojnë atë joetike.

Edhe sa do të zgjasë fiksimi i internetit për Hasbullaun?

Hasbulla Magomedov: Unë dua ta ndëshkoj këtë, ai flet shumë.

Gazetari:Dëshironi të ndesheni me Conor McGregor?

Hasbulla Magomedov: Po, unë dua ta ndëshkoj atë.