Evropa përballë valës më të madhe të refugjatëve në histori

Situata është tensionuar sërish në kufirin Greqi-Maqedoni.

Emigrantët që presin për një kohë të gjatë të kalojnë kufirin tentuan të shembin portën e kalimit kufitar.

Emigrantët që shpesh protestuan për hapjen e kufirit Greqi-Maqedoni këtë herë u përpoqën për të përmbysur gardhin e fundit me tela.