Evolucioni interesant i elefantëve: Tani lindin pa dhëmbë

Një studim ka zbuluar se elefantët kanë evoluar për t'u bërë gjitarë pa dhëmbë.

Studiuesit kanë vënë re se vite të tëra të gjuetisë ilegale të fildishit dhe lufta civile në Mozambik po bëjnë që gjithnjë e më shumë elefantë të lindin pa dhëmbë.

Elefantët me dhëmbë u bënë gjah përgjatë luftës për të siguruar burimet e nevojshme për të luftuar.

Rreth 90% e elefantëve u vranë.

Përdorimet komerciale të fildishit përfshijnë tastet e pianos, bizhuteritë dhe sendet dekorative.

Elefantët pa dhëmbë që i mbijetuan kasaphanës, ua transmetojnë këto tipare pasardhësve të tyre duke rezultuar në lindjen e më shumë elefantëve pa dhëmbë.