Erdogan: Sigurimi i përmbushjes së obligimeve fetare është përgjegjësi e shteteve

Në Balat të Stambollit u inaugurua Kisha e restauruar Demir (Kisha Ortodokse Bullgare e Shën Stefanit).

Në fjalimin e rastit Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) tha se inaugurimi i Kishës Demir (Kisha Ortodokse Bullgare e Shën Stefanit) është një mesazh shumë i rëndësishëm për komunitetin ndërkombëtar.

“Ne besojmë se sigurimi i përmbushjes së obligimeve fetare të çfarëdolloj besimi hyn në fushën e përgjegjësive të shteteve” tha kreu i shtetit turk.