«EastMed», projekti që po ‘nxeh’ ujërat në Mesdhe

Liderët e Greqisë, Izraelit dhe Qipros greke kanë nënshkruar në Athinë një marrëveshje për ndërtimin e një tubacioni të ri të gazit në Mesdheun Lindor (EastMed). Por një veprim i tillë jo vetëm që injoron të drejtën ndërkombëtare dhe të drejtat e turqve në Mesdhe, por bie ndesh edhe me memorandumin e mirëkuptimit të nënshkruar në nëntor mes Turqisë dhe Libisë mbi kufijtë e tyre detarë në Mesdheun Lindor.