Biblioteka Popullore e Presidencës, më e madhja në Turqi

Presidenti Recep Tayyip Erdogan përuroi zyrtarisht të enjten Bibliotekën Popullore të Presidencës, ndërtimi i së cilës ka filluar në vitin 2016 dhe është frymëzuar nga arkitektura selxhuke, osmane dhe moderne. Kjo bibliotekë, e cila ofron shërbim 24-orësh në çdo ditë të javës, ka një ambient të mbyllur prej 125.000 m2 dhe një kapacitet prej 5.500 personash.