Belgjikë – Përleshje në protestat kundër masave antiCOVID në Bruksel

Demonstratat në Bruksel, ku dhjetëra-mijëra njerëz morën pjesë për të protestuar kufizimet antiCOVID, u bënë skenë e përleshjeve. Autoritetet vlerësojnë se rreth 50 mijë njerëz morën pjesë në marshimin e organizuar në kryeqytetin belg. Policia përdori ujë me presion për të shpërndarë turmën. Kryeministri Alexander De Croo deklaroi se qytetarët duhet të marrin dozën shtesë të vaksinës brenda 5 muajve në mënyrë që pasaportat e vaksinimit COVID-19, të cilat i lejojnë ata të hyjnë në ambientet e mbyllura, të vazhdojnë të jenë të vlefshme.