“BE-ja u gjunjëzua nga shantazhi i Turqisë”, Bozkir kritik ndaj komenteve

Ministri turk i Integrimit Evropian, Volkan Bozkir, reagoi fuqishëm të premten ndaj politikanëve evropianë, të cilët për Samitin BE-Turqi të datës 7 mars bëjnë komentin se “Bashkimi Evropian u gjunjëzua nga shantazhi i Turqisë". “Të vlerësosh një negociatë si shantazh është një nga gabimet më të mëdha", theksoi ai.