Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

BE e shqetësuar nga fluksi i refugjatëve

Për të sensibilizuar opinionin në lidhje me rrugëtimin e rrezikshëm të migrantëve që synojnë të mbërrijnë në Evropë aktivistë të Amnesty International i veshën manekinet dhe i vendosën brenda një varke.

Këtë herë adresa e manifestimit ishte kryeqytetin i Holandës, Amsterdam, ku Ministrat e Punëve të Brendshme dhe të Drejtësisë të vendeve të Evropës u mblodhën për një takim.

Ndërsa organizatori i tubimit ishte Organizata Ndërkombëtare e Amnistisë (Amnesty International).

Manifestuesit mbanin në duar një pankartë ku shkruhej “liderët evropianë duhet të shqetësohen për librat e historisë, jo për zgjedhjet".

Komisioneri i BE-së për Migrim, Çështje të Brendshme dhe Shtetësi, Dimitris Avramopoulos foli për masat e marra në kuadër të përpjekjeve për ti bërë ballë krizës së refugjatëve.

Ndërkohë doli se në kryeqytetin e Uellsit, shtet i varur nga Anglia, Kardif, është bërë e detyrueshme pajisja e migrantëve me byzylykë me ngjyra.

Sipas një lajmi të gazetës britanike “The Guardian" imigrantët që e nxjerrin byzylykun nga dora nuk mund të marrin ushqim falas. Duke qenë se emigrantët e kanë të ndalur të punojnë janë të varur nga 3 vaktet falas në ditë që ofrohen nga autoritetet vendore.

Një situatë e ngjashme vihet re edhe në Holandë. Lideri racisti ka nisur një fushatë kundër imigrantëve.

Lideri i partisë ekstremiste të djathtë Geer Wilders pretendon se azilantët kanë prishur sigurisë e holandezëve.

Madje duke shkuar edhe më tej Wilders u ka shpërndarë femrave holandeze sprej për t'u mbrojtur nga azilkërkuesit.