Australi – Masakrohet jeta e egër, vriten mbi 10 mijë deve

Zjarret nuk janë vrasësit e vetëm të kafshëve në Australi! Në masakrën e fundit ndaj kafshëve në vend, mbi 10 mijë deve do të shfarosen për shkak se “konsumojnë shumë ujë”. Njoftimi se devetë e egra do të vriten nga qitës profesionistë që do të hapin zjarr nga helikopterët, shkaktoi reagime të mëdha në opinionin publik ndërkombëtar.