Asgjësohet eksplozivi i kurthuar në rrugë

Është asgjësuar një eksploziv artizanal i vendosur brenda dy bombolave gazi 12 kilogramëshe që përdoren për gatim dhe i përforcuar me 100 kg nitrat amoni, që ishte kurthuar në anë të rrugës në vendin e quajtur Kërkpënar (Kırkpınar) të nënprefekturës Dixhle (Dicle) të Dijarbakërit (Diyarbakır).