Antalya, qyteti ku mund të përjetoni dimrin dhe verën përnjëherësh

Në Antalja (Antalya) ndërkohë që një pjesë e banorëve përballen me borën, pjesa tjetër shijon detin. Në Rrafshnaltën Akseki Sylek (Sülek) rrugët janë bllokuar nga bora, kurse në Kekova turistët shijojnë detin në 22 gradë celcius.