Anija kozmike Soyuz zbriti në afërsi të qytetit Jezkazgan në Kazakistan

Në deklaratën e bërë nga Agjencia ruse e hapësirës, Roscosmos theksohej se anija (kapsula) kozmike që transportonte astronautin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Scott Tingle, astronautin nga Japonia, Norishige Kanai dhe astronautin nga Rusia, Anton Shkaplerov, anije e cila ishte me detyrë prej 168 ditësh në hapësirë, u kthye sërish në tokë.