Ambasadori i Turqisë në Washington, Serdar Kiliç reagoi ashpër ndaj deklaratës së Senatorit Bob Corker

Udhëheqja e ShBA-së çdo ditë bënë deklarata në lidhje me operacionin “Dega e Ullirit”, që është lufta e Turqisë kundër terrorit. Kësaj radhe Kryetari i Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë i Senatit, Senatori republikan, Bob Corker tha se marrja e Afrinit nga ana e Turqisë ka rrezikuar organizatën terroriste YPG, e cila lufton kundër DAESH-it. Ambasadori i Turqisë në Washington, Serdar Kiliç reagoi ashpër ndaj kësaj deklarate skandaloze. "Turqia në Siri është duke luftuar kundër organizatës terroriste YPG/PYD, e cila paraqet kërcënim ndaj qytetarëve, ushtarëve dhe territoreve të saj. Kjo organizatë zë vend në listën e organizatave terroriste të SHBA-së dhe është fraksion i PKK-së në Siri. Në të njëjtën kohë ne luftojmë edhe kundër DAESH-it. Shumë qytetarë tanë kanë humbur jetën në sulmet e DAESH-it. Duhet të tregoni ndjeshmëri të njëjtë edhe për jetët e qytetarëve turq, ashtu siç tregoni ndjeshmëri për jetët e qytetarëve amerikanë. Partneri i juaj nuk duhet të jetë një organizatë terroriste të cilën nuk e njihni, por duhet të jeni pranë aleatëve dhe qytetarëve tuaj". Ambasadori Kiliç i rikujtoi Senatorit republikan, Bon Corker se Turqia është një aleate e NATO-s dhe se është në radhët e para në luftën kundër terrorit.