Aeroplani akrobatik bën ulje emergjente në një plazh të Floridës

Një avion i periudhës së Luftës së Dytë Botërore bëri një ulje emergjente në mes të një plazhi me njerëz në Florida të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Incidenti në avionin me një motor tip TBM ndodhi për shkak të një defekti mekanik. Avioni ishte duke marrë pjesë në një shfaqje ajrore dhe rënia e tij në oqean u filmua nga pushuesit.