A ka nevojë Turqia për një aeroplanmbajtëse?

Industria turke e mbrojtjes po ndërton një anije sulmi detare të ngjashme me aeroplanmbajtësen, e cila do të jetë e aftë të mbajë helikopterë sulmues dhe dronë luftarakë. Anija sulmuese “TCG Anadolu” është pjesë e ambicieve detare të Turqisë për të ardhmen, duke pasur parasysh se vendi ka parë tensione të rritura pranë brigjeve të saj, si në Detin e Zi, Egje dhe Mesdheun Lindor. Pra, çfarë roli do të luajë një anije sulmuese si “TCG Anadolu” në mbrojtjen e ujërave të Turqisë?