A e dini se etiketa "Prodhuar në Izrael" do të thotë në realitet "prodhuar në territoret palestineze të pushtuara ilegalisht"?

Rreth 30% e produkteve bujqësore, të cilat eksportohen nga Izraeli, vijnë nga vendbanimet e jashtëligjshme të ndërtuara mbi territoret palestineze.

Kjo nënkupton produkte me vlerë qindra-miliona dollarë çdo vit. Ja se çfarë përfshijnë këto produkte: Hurma, rrush, ullinj. Gjithashtu shegë, bajame e avokado, si dhe shumë produkte të tjera vijnë nga vendbanimet e paligjshme izraelite.

Këto vendbanime janë në Bregun Perëndimor, Jerusalemin Lindor dhe Luginën e Jordanit nën pushtim.

Sipas udhëzimeve të lëshuara nga BE-ja në vitin 2015, produktet me origjinë nga territoret e pushtuara palestineze duhet të përfshijnë në mënyrë specifike frazën "vendbanimet izraelite" në etiketat e tyre.

Izraeli i pushtoi territoret palestineze të Bregut Perëndimor, Jerusalemit Lindor dhe Gazës në Luftën Gjashtëditore të vitit 1967.