A do t'i kthejë SHBA-ja paratë që Turqia ka paguar për avionët “F-35”

Është fjala për 1 miliard e 400 milionë dollarë që ne kemi paguar për (avionët) “F35”.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i detyrohen Turqisë 1,4 miliardë dollarë për avionët “F-35” që Turqia pagoi, por nuk u dorëzuan kurrë.

Por si arritëm në këtë pikë?

Le t'i hedhim një sy...

Turqia është një anëtare e rëndësishme e NATO-s.

Ajo ka ushtrinë e dytë më të madhe në NATO, pas SHBA-së.

Gjithashtu ajo është një nga pesë vendet që mbështesin më shumë misionet dhe operacionet e Aleancës.

Turqia prodhonte po ashtu pjesë për projekti e avionëve “F-35”.

Ai prodhoi rreth 900 pjesë për avionët e padetektueshëm nga fillimi i viteve 2000 deri në 2020-n.

Megjithatë, pavarësisht një partneriteti ushtarak kaq të thellë, administrata Obama e refuzoi vazhdimisht kërkesën e Turqisë për të blerë sistemin amerikan të mbrojtjes raketore “Patriot”.

Pas kësaj, Turqia kërkoi opsione të ndryshme dhe filloi negociatat me Rusinë për blerjen e sistemit raketor “S-400”.

Por Uashingtoni u shqetësua nga kjo situatë.

Donald Trump
Ish-president i SHBA-së

“Blerja nga Turqia e një sistemi rus të teknologjisë së lartë, siç është «S-400», na krijon probleme serioze. Ne po e diskutojmë vazhdimisht këtë situatë. Të njëjtën çështje e diskutuam sot dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë në të ardhmen. Shpresoj që të arrijmë ta zgjidhim këtë çështje.”

Në fund të vitit 2017, Turqia dhe Rusia arritën një marrëveshje prej 2,5 miliardë dollarësh për katër bateri të ndara “S-400”.

SHBA-ja u përgjigj duke e përjashtuar Turqinë nga programi “F-35” në vitin 2019.

Asokohe Turqia kishte porositur paraprakisht tashmë mbi 100 avionë “F-35”.

Më pas, SHBA-ja iu drejtua sanksioneve që aplikon për të ndëshkuar rivalët e Amerikës si Rusia, Irani dhe Koreja e Veriut.

Sanksionet kishin në shënjestër industrinë e mbrojtjes së Turqisë dhe drejtuesit e lartë të saj.

U ndaluan të gjitha licencat dhe autorizimet për eksport, të cilat i ishin dhënë institucionit përgjegjës në Turqi për furnizimin me produkte ushtarake.

Masa si ngrirja e pasurive dhe kufizimi i vizave u aplikuan për presidentin e Departamentit të Industrisë së Mbrojtjes, Ismail Demir dhe tre drejtues të tjerë të institucionit.

Ankaraja iu përgjigj këtyre masave duke kërcënuar se do të mbyllte dy baza amerikane në Turqi.

Në “Incirlik”, njëra prej këtyre bazave, dihet që ka rreth 50 armë bërthamore dhe mbi 500 personel ushtarak amerikan.

Por asnjë nga kërcënimet nuk u jetësua.

Me pak fjalë, Turqia u kthye duarbosh nga kjo situatë.

Pavarësisht 1,4 miliardë dollarëve që (Turqia) pagoi për avionët luftarakë dhe kontributin e saj në zhvillimin e gjuajtësve, Uashingtoni as nuk i ktheu paratë dhe as nuk i dorëzoi avionët ushtarakë të paguar.

Administrata Biden e ka bërë të qartë se marrëveshja “F-35” nuk do të rikthehet në tavolinë për sa kohë që Turqia posedon sistemin rus të mbrojtjes raketore “S-400”.

Presidenti Erdogan tha se Uashingtoni propozoi t'i jepte Turqisë avionë luftarakë “F-16” në vend të atyre “F-35” që kishte paguar, për të zgjidhur problemin.

Sipas kësaj marrëveshjeje, Turqisë do t'i dorëzohen 40 avionë të rinj “F-16V Block 70” dhe 80 komplete për modernizimin e avionëve “F-16” që Turqia zotëron.

Por a mund të konsiderohet kjo një marrëveshje e drejtë?

A po i dikton SHBA-ja Turqisë një marrëveshje për t'i shitur një avion luftarak më të vjetër dhe më pak efektiv për të mos i shlyer 1,4 miliardë dollarët që i janë paguar?

Negociatat për shitjen janë ende në vazhdim.

A do të gjejnë një bazë të përbashkët dy ushtritë më të mëdha në NATO?